De Vrij lëndohet dhe lëshon grumbullimin me Holandën

Futboll

De Vrij lëndohet dhe lëshon grumbullimin me Holandën

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 14:08
Stefan de Vrij

Federata Holandeze e Futbollit ka konfirmuar se mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij është tërhequr nga skuadra e Holandës dhe do të humbasë ndeshjen kundër Italisë.

De Vrij u thirr për të marrë pjesë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve të UEFA-s kundër Polonisë nesër dhe Italisë të hënën.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për mbrojtësin pasi ai pësoi një lëndim në stërvitje.

Mbrojtësi i Interit është tërhequr nga skuadra dhe kjo është konfirmuar nga një deklaratë e lëshuar në faqen zyrtare të kombëtares.

“Stefan de Vrij është tërhequr nga skuadra kombëtare për shkak të një dëmtimi”.

“Mbrojtësi i Interit lë grumbullimin në Zeist dhe do të humbasë ndeshjet kundër Polonisë dhe Italisë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat