Shpresat, gati për Austrinë!

Futboll

Shpresat, gati për Austrinë!

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 14:18
Shpresat, gati për Austrinë!

Shpresat e Alban Bushit janë në formë optimale përpara ndeshjes eliminatore ndaj Austrisë për Europianin e 21-vjeçarëve, sfidë që do të luhet ditën e premte.

Giacomo Vrioni me shokë shkëlqyen në testin miqësor ndaj 19-vjeçarëve të Akademisë së Futbollit, ndeshje të cilën skuadra e Bushit e fitoi me rezultatin e thellë 10-0.

Kuqezinjtë treguan një formë të shkëlqyer, një sinjal pozitiv se edhe në Austri do të shkojnë për një rezultat pozitiv.

Fillimisht Shpresat e Shqipërisë do të sfidojnë Austrinë në transfertë ndërsa në datën 8 shtator do të zbresin sërish në fushë, këtë herë në shtëpi për të pritur Andorran U-21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat