Ministrja Dumoshi i drejtohet Kombëtares së Kosovës

Futboll

Ministrja Dumoshi i drejtohet Kombëtares së Kosovës

Nga: K.G. Më: 3 shtator 2020 Në ora: 14:38
Ministrja Dumoshi i drejtohet Kombëtares së Kosovës

Ministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Vlora Dumoshi, i drejtohet me një mesazh motivues Kombëtares së Kosovës, para ndeshjes me Moldavinë që luhet sonte në orën 20.45 në Parma të Italisë, në kuadër të grupit 3 të Ligës së Kombeve, Divizioni C.

“Me ty, Kosovë.

Duke besuar në fitore, uroj që sonte, kombëtarja jonë të jetë në formë dhe të triumfoj në fushën e gjelbër. 

Sonte, tifozët “Dardanët” dhe qytetarët e gjithë Kosovës dhe më gjerë nuk do të jenë brenda tribunave të stadiumit, por së bashku do të brohorasim nga shtëpitë tona.

Me ty, Kosovë”, shkruan Dumoshi në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat