Mbrojtësi i Juves drejt kalimit te Atalanta

Futboll

Mbrojtësi i Juves drejt kalimit te Atalanta

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 14:41
Mbrojtësi i Juves drejt kalimit te Atalanta

Ndonëse një vit më parë firmosi me skuadrën e Juventusit, Cristian Romero nuk do t’u bashkohet bardhezinjve as këtë sezon, pasi torinezët janë të kompletuar në qendër të mbrojtjes dhe nuk kanë ndërmend të shtojnë numrat.

Pikërisht për këtë arsye kanë vendosur ta huazojnë 22-vjeçarin argjentinas te Atalanta, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar edhe detajet e operacionit, që pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

Kështu bëhet fjalë për një huazim një vjeçar me të drejtë blerjeje, që mund të bëhet detyrim blerjeje nëse mbrojtësi luan një numër minimal prej 25 ndeshjesh, për një shifër totale prej 25 milionë eurosh.

Pas dy sezonesh te Genoa, ku arriti të zhvillojë rreth 60 takime mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, Romero është gati të testojë veten në një skuadër si Atalanta, që luan edhe në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat