Alarmohet Conte

Futboll

Alarmohet Conte

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 14:47
Alarmohet Conte

Pak më shumë se dy javë para fillimit të kampionatit të ri (Serie A), Interi tashmë është i shqetësuar për Stefan de Vrij. Qendërmbrojtësi zikaltër ka pësuar dëmtim me Hollandën, aq sa iu desh ta linte grumbullimin me portokallinjtë dhe t’i braktiste përgatitjet për kualifikueset e Ligës së Kombeve.

Për ta komunikuar këtë fakt ka menduar faqja zyrtare e ekipit kombëtar holandez, e cila, megjithatë, nuk specifikoi shkallën e problemeve fizike që e detyruan de Vrij të humbiste dy ndeshjet e radhës

Pra, Stefan de Vrij duhet të largohet nga ekipi kombëtar hollandez për shkak të një dëmtimi. Mbrojtësi i Interit për këtë arsye do të humbasë ndeshjet kundër Polonisë dhe Italisë.

Trajneri i përkohshëm, Dwight Lodeweges, nuk ka kërkuar një zëvendësues për de Vrij, kështu që ekipi kombëtar holandez do të ketë akoma 23 lojtarë në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat