Del Piero beson se Pirlo do ta shfrytëzojë mundësinë dhe ta shndërrojë atë në sukses te Juventusi

Futboll

Del Piero beson se Pirlo do ta shfrytëzojë mundësinë dhe ta shndërrojë atë në sukses te Juventusi

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 14:57
Foto Ilustrim

Ish-kapiteni Alessandro Del Piero u befasua shumë nga vendimi i Juventusit për të emëruar Andrea Pirlon si trajnerin e tyre të ri, por beson se ish-mesfushori do të jetë i gatshëm ta shndërrojë këtë mundësi në sukses.

Juventusi shkarkoi Maurizio Sarrin pas vetëm një sezoni në Allianz Stadium dhe e zëvendësoi atë me fituesin e Kupës së Botës, Pirlon, i cili do të fillojë karrierën e tij si trajner me kampionët në fuqi.

Del Piero zbulon se ai nuk e priste që puna do të shkonte tek ish-shoku i tij i Italisë, por shton se ka besim te suksesi i Pirlos me Zonjën e Vjetër.

“Unë isha shumë i befasuar sepse është shumë herët për të që të jetë në atë pozitë. Jam i befasuar sepse mendova se Juve do të shkonte në një drejtim tjetër”, ka thënë fillimisht Del Piero për Forbes.

“Kjo është një sfidë e madhe për të gjithë, por klubi është shumë i fortë dhe ekipi është shumë i mirë dhe Andrea është një djalë i shkëlqyeshëm”.

“Nuk e di se çfarë ai mendon të bëjë në fushë, por unë e njoh atë personalisht, kështu që besoj se ai do të jetë i përgatitur mirë dhe i gatshëm ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe ta shndërrojë atë në sukses”, përfundoi italiani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat