Ronaldo me probleme

Futboll

Ronaldo me probleme

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 14:57
Ronaldo me probleme

Portugalia në hall për gjëndjen e Cristiano Ronaldos. Vetëm dy ditë para përballjes me Kroacinë në Nations League, CR7 ka një problem në një prej gishtave të këmbës së djathtë.

Paraditen e sotme ylli i luzitanëve nuk është stërvitur me skuadrën dhe po tenton që përmes antibiotikëve të largojë infeksionin dhe të mund të luajë në ndeshjen e parë të Nations League.

Portugalia e ka edhe një mungesë të sigurt, mesfushorin Renato Sanches.

Stafi teknik tani i ka sytë nga Ronaldo dhe shpresohet që të jetë i gatshëm për takimin kundër Kroacisë, si dhe në përballjen me Suedinë të martën. Mungesa e Cristiano Ronaldos do të ishte një humbje e madhe për Portugalinë në këto dy sfida të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat