Në pritje të transferimit, Valon Et’hemi stërvitet në Gjermani

Futboll

Në pritje të transferimit, Valon Et’hemi stërvitet në Gjermani

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 15:01
Në pritje të transferimit, Valon Et’hemi stërvitet në Gjermani

Një prej pikat më të forta të sezonit të kaluar në Superligën e Shqipërisë në pritje të transferimit në një kampionat më të avancuar, vijon punën individualisht në Berlin të Gjermanisë.

Valon Et’hemi lidhej me Kukësin deri në fund të sezonit 2019/2020 dhe përkundër pretendimeve jologjike të klubit për ta pasur lojtarin edhe në ndeshjet e Kupave të Europës (afat i pacaktuar), gjë që bie ndesh me rregullat e FIFA-s dhe UEFA-së, lojtari me mbylljen e sezonit është ndarë me kuksianët.

Në fakt tetovari kishte mbëritur në Poloni për të firmosur me Zaglebie Lubin, por gjithçka u komplikua kur nga Kukësi kishin nisur një grumbull letrash me pretendime nga më banalet në aspekt të pritjeve finansiare e të drejtave mbi lojtarin!

Si pasojë marrëveshja u shty për një kohë, ndërkohë që pasi avokatë të dëshmuar bindin se Et’hemi nuk ka asnjë detyrim ndaj Kukësit, madje gjejnë arsye edhe t’i padisë për dëmet e shkaktuara, në anën tjetër u krjiua hapsirë për lojtarin në adresë të të cilit mbëritën oferta tjera nga Polonia e Turqia.

Së shpejti Et’hemi duhet të vendos nëse vazhdon te Zaglebie Lubin, një klub tjetër polak apo destinacioni do të jetë Turqia! Gjithsesi lojtari nuk humb kohë, pasi për të ruajtur gjendjen fizike ka angazhuar trajner personal me të cilin vijon punën individuale në Berlin të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat