Muriqi me mesazh emocional para takimit ndaj Moldavisë

Futboll

Muriqi me mesazh emocional para takimit ndaj Moldavisë

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 16:24
Muriqi me mesazh emocional para takimit ndaj Moldavisë

Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet sot me Moldavinë në kuadër të ndeshjes së parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Takimi është paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Ennio Tardini të Parmas në Itali dhe dy ekipet janë gati, raporton Insporti.

Por sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi do të mungojë ndaj Moldavisë për shkak të një lëndimi.

Megjithatë, sulmuesi i Fenerbahces ka postuar një mesazh inkurajues për bashkëlojtarët në llogarinë personale në Twitter.

Milot Rashica pritet ta nis këtë ndeshje nga qendra e sulmit në mungesë të Vedat Muriqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat