Koronavirusi u prish llogaritë

Futboll

Koronavirusi u prish llogaritë

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 16:53
Koronavirusi u prish llogaritë

Tirana do të luajë në sezonin e ri në “Air Albania”. Klubi bardheblu ka menduar që për sezonin e ri, nëse ka tifozë, do të luhet në stadiumin më të madh të vendit.

Nga ana tjetër, “Selman Stërmasi”, stadiumi i dytë i kryeqytetit që është në pronësi të bardhebluve, me shumë mundësi do të presë ndeshjet e Dinamos dhe Partizanit B.

BILETAT – Tirana ka humbur shumë nga sfida me Zvezdën në Europë. Veç 380 mijë eurove që duhet të merrte plus nga kualifikimi, bardheblutë janë dënuar edhe nga biletat. Kështu, klubi nuk ka arkëtuar më shumë se 250 milionë lekë të vjetër, para që do t’i kishte marrë gjatë kësaj ndeshjeje.

Po t’i shtosh edhe ato para që ka humbur gjatë sezonit prej biletave, shuma mund të shkojë rreth 1 miliard lekë të vjetër. Një shumë që klubi bardheblu mund t’i arkëtonte fare mirë dhe t’i kishte këto para gjendje për ekipin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat