Dështon transferimi

Futboll

Dështon transferimi

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 16:54
Dështon transferimi

Dështon transferimi i ish-sulmuesit të Tiranës Michael Ngoo në ligën e parë turke te skuadra e Menemenspor.

Kërkesat e larta ekonomike të sulmuesit anglez janë jashtë buxhetit të klubit nga Izmiri dhe kjo është arsyeja që skuadra ku luajnë edhe dy futbollistët shqiptarë Selmani dhe Domgjoni kanë hequr dorë nga nënshkrimi me shtatlartin britanik.

Megjithatë sipas raportimeve që vinë nga mediat ndërkombëtare në garë për Ngoo është edhe një skuadër tjetër e ligës së parë turke. Bëhet fjalë për Boluspor që ka potencial më të madh financiar se Menemenspor.

Në sezonin e fundit Ngoo ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Tiranës pasi me 13 gola të realizuar dhe 15 asiste në kampionat, kishte një rol deçiziv në fitimin e titullit nga ana e bardhebluve. Gjithsesi në fund të sezonit të kaluar, anglezi nuk rinovoi kontratën në skadencë me kryeqytetasit dhe tashmë është një lojtar i lirë në merkato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat