Bayern Munih nuk do ta blejë mbrojtësin...

Futboll

Bayern Munih nuk do ta blejë mbrojtësin...

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 17:06
Bayern Munih nuk do ta blejë mbrojtësin...

Bayern Munih nuk do ta blejë mbrojtësin Alvaro Odriozola. Bavarezët e morën anësorin në muajin janar nga Real Madrid dhe tashmë kanë dalë me njoftim për mbylljen e bashkëpunimit me spanjollin.

“Dua ta falënderoj Alvaron. Si ekip, me të gjithë futbollistët tanë, u bëmë kampionë të Gjermanisë, fitues të Kupës dhe të Champions League, ndërkohë që Alvaro gjithashtu luajti rolin e tij në suksesin tonë.

Ai është një futbollist i mirë, ka karakter dhe i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen”, ka deklaruar drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamixhiç. Odriozola me bavarezët luajti vetëm pesë ndeshje, 3 në Bundesliga, një në Kupë dhe një në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat