Turqia anulon vendimin

Futboll

Turqia anulon vendimin

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 18:21
Turqia anulon vendimin

Federata e Futbollit të Turqisë ka anuluar vendimin për t'i lejuar tifozët të shkojnë në stadiume për t'i përcjellur nga afër ndeshjet.

Federata turke kishte planifikuar të lejojë që stadiumet të mbusheshin në 30 përqind të kapacitetit të tyre nga muaji tetor.

Sidoqoftë, vendimi është anuluar pas sygjerimit të një eksperti shëndetësor nga Turqia për shkak të pandemisë COVID-19.

Turqia momentalisht po regjistron mbi 1500 raste me virusin korona në baza ditore.

Ndërkaq, numri i të vdekurve në Turqi nga COVID-19 është më i larti që nga mesi muajit maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat