Hysaj i prerë

Futboll

Hysaj i prerë

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 18:27
Hysaj i prerë

Kapiteni Elseid Hysaj foli para ndeshjes me Bjellorusinë nga një konferencë për shtyp. Ai mendon se Shqipëria mund të fitojë grupin, por duhet ta nisim mbarë ndeshjen.

Mavraj-Basha – “Falenderoj Migjenin dhe Mërgimin sepse e meritojnë për çfarë kanë dhanë me ne. Futbolli është i tillë, gjithmonë do të ketë rotacione. Po nxjerrim lojtarë të rinj dhe shpresojmë që të kemi sa më shumë

Të rinjtë – “Po mundohemi që të ambientohen me kombëtaren ne që kemi më përvojë. Janë lojtarë profesionistë dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë. E kuptojnë futbollin dhe futen shpejt në grup”.

Forma personale / grupit – “Forma ime nuk është ende 100%, sepse kam 1 javë që kam filluar me Napolin. Mendoj se do kemi probleme fizike, sepse skuadra kundërshtare ka filluar kampionatin, ndërsa ne nuk kemi filluar as stërvitjen disa herë”.

Skema – “Kam provuar shumë role të ndryshme me Napolin dhe mendoj se e përballoj dhe skemën 3-5-2. Eksperienca që kam më ndihmon goxha”.

Objektivat – “E rëndësishme ta nisim mirë me Bjellorusinë. Mendoj se mund të luftojmë për 3 pikë me të gjitha skuadrat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat