Kosova çuditë, dominon me lojë por jo edhe të fiton kundër Moldavisë

Futboll

Kosova çuditë, dominon me lojë por jo edhe të fiton kundër Moldavisë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2020 Në ora: 20:49
Pamje nga ndeshja në Parma

(E plotësur) - Kombëtarja e Kosovës çuditë, dominoi me lojë, por fati nuk ishte në anën e saj, duke barazuar me rezultat 1:1 si mysafirë me Moldavinë, në kuadër të xhiros së parë të grupit 3 të Ligës së Kombeve, Divizioni C. 

Kosova e dominoi takimin, pothuajse 70 për qind e pati topin në posedim  por e pafat që të triumfon në sfidën hapëse, e cila u zhvillua në terren neutral përkatësisht në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma. 

Shteti moldav nuk e njeh Kosovën si shtet dhe për këtë është vendosur që ndeshjen si vendas ata të luajnë në Parma të Italisë.
Moldavia është me fat dhe për ta ky barazim është sikur fitore, ndërsa për Kosovën padyshim është rezultat zhgënjyes.

Image

Fundja me mirë një pikë se asnjë dhe tani selektori Challandes duhet të mendojë për sfidën e radhës në Prishtinë kundër Greqisë. 

Në minutën e 7-të, Milot Rashica për bukuri nga rreth 12 metra e kërkoi këndin e poshtëm të majtë por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës. Në minutën e 20-të, portieri Arijanet Muriç reagon bukur, duke e ndalur goditjen, por futbollisti Ion Nicolaescu ka qenë i papenguar dhe topin e rikthyer e fërfëllon në rrjetë, 0:1.

Në pjesën e dytë sikur ajo e para, Kosova dominonte takimin pa pikë problemi ndaj një rivalit që mbrohej shumë herë edhe me dhjetë futbollistë në 16-sh.  Në minutën e 61-të, Moldavia me fat, pasi që goditja e Benjamin Kolollit përfundoi jashtë portës. 

Image

Në minutën e 65-të, Milot Rashica me një veprim të mirë nga rreth 18 metra dërgon goditje të fortë por portieri Coselev grushton topin dhe eviton rrezikun.  Pas një presionit të madh rezulton me golin e barazimit pikërisht në minutën e 71-të.

Valon Berisha me dinakërinë e tij për mrekulli asistoi deri të Benjamin Kolollli, i cili nga afërsia me një goditje sa të fortë aq edhe precize shënon në këndin e poshtëm të portës së Coselev, 1:1.

Zëvendësuesi Elbasan Rashani në minutën e 77-të, dështon nga një pozitë ideale, me sukses reagon portieri moldav. Kosova insistoi në vazhdimësi por nuk ia doli që të gjejnë golin e fitoren.

Sidomos në minutën e fundit të takimit, Florent Haëdrgjonaj godet me kokë nga afërsia por për fat të keq të tij topi shkoi përskaj shtyllës së majtë pingule të portës së moldavëve. Barazimi nuk është rezultat real, pasi që me lojë Kosova e meritoi fitoren, por nuk e do nuk e do.

Me 6 shtator, në orën 20.45 Kosova e pret Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.   

Moldavia-Kosova 1:1
Stadiumi “Ennio Tardini” në Parma.
Gjyqtar: E. Steen (Norvegjia).
Shënues: Nicolaescu (20’) – Kololli (71’). 
Kartona të Verdhë: Ionita - Shala.
Moldavia: Coselev, Mudrac, Posmac, Armas, Platica, Rata (Marandici 81’), Ionita, Carp (Epureanu 71’), Reabciuk, Nicolaescu dhe Caimacov (Cocius 56’). 
Kosova: Muriç, Vojvoda (Hadërgjonaj 60’), Rrahmani, Aliti, Paçarada, Kryeziu, Shala (Celina 60’), Rashica (Rashani 75’), Zeneli, Berisha dhe Kololli.

90' Pesë minuta shtesë.

87' Zeneli në mundësi të mirë por pa sukses.

85' Kosova kërkon fitoren, Moldavia të ruajë këtë rezultat.

 79' Moldavia-Kosova 1:1
Stadiumi “Ennio Tardini” në Parma.
Gjyqtar: E. Steen (Norvegjia).
Shënues: Nicolaescu (20’) – Kololli (71’). 
Kartona të Verdhë: Ionita - Shala.
Moldavia: Coselev, Mudrac, Posmac, Armas, Platica, Rata, Ionita, Carp (Epureanu 71’), Reabciuk, Nicolaescu dhe Caimacov (Cocius 56’). 
Kosova: Muriç, Vojvoda (Hadërgjonaj 60’), Rrahmani, Aliti, Paçarada, Kryeziu, Shala (Celina 60’), Rashica (Rashani 75’), Zeneli, Berisha dhe Kololli.

77' Elbasan Rashani dështon nga një pozitë ideale, me sukses reagon portieri moldav. 

 73' Moldavia-Kosova 1:1
Stadiumi “Ennio Tardini” në Parma.
Gjyqtar: E. Steen (Norvegjia).
Shënues: Nicolaescu (20’) – Kololli (71’). 
Kartona të Verdhë: Ionita - Shala.
Moldavia: Coselev, Mudrac, Posmac, Armas, Platica, Rata, Ionita, Carp, Reabciuk, Nicolaescu dhe Caimacov (Cocius 56’) .
Kosova: Muriç, Vojvoda (Hadërgjonaj 60’), Rrahmani, Aliti, Paçarada, Kryeziu, Shala (Celina 60’), Rashica, Zeneli, Berisha dhe Kololli.

71' Valon Berisha me dinakërinë e tij për mrekulli asistoi deri të Benjamin Kolollli, i cili nga afërsia me një goditje sa të fortë aq edhe precize shënon në këndin e poshtëm të portës së Coselev, 1:1.

  67' Edhe më tej 1:0 për Moldavinë.

65' Milot Rashica me një veprim të mirë nga rreth 18 metra dërgon një goditje të fortë por portieri Coselev grusht topin dhe eviton rrezikun. 

65' Kosova vërtet po bën presion të madh, ndërsa Moldavia shumë herë me tërë futbollistët e saj mbrohen në 16-sh.

61' Fat për Moldavinë pas goditjes së Kolollit por topi shkoi jashtë portës.

61' Kosova ka shtuar presionin por assesi të vijnë të rastet ideale

Moldavia-Kosova 1:0
Stadiumi “Ennio Tardini” në Parma.
Gjyqtar: E. Steen (Norvegjia).
Shënues: Nicolaescu (20’). 
Kartona të Verdhë: Ionita - Shala.
Moldavia: Coselev, Mudrac, Posmac, Armas, Platica, Rata, Ionita, Carp, Reabciuk, Nicolaescu dhe Caimacov (Cocius 56’) .
Kosova: Muriç, Vojvoda (Hadërgjonaj 59’), Rrahmani, Aliti, Paçarada, Kryeziu, Shala (Celina 60’), Rashica, Zeneli, Berisha dhe Kololli.
60' Kosova duhet të jetë më energjike, më këmbëngulëse.

Moldavia-Kosova 1:0
Stadiumi “Ennio Tardini” në Parma.
Gjyqtar: E. Steen (Norvegjia).
Shënues: Nicolaescu (20’). 
Kartona të Verdhë: Ionita - Shala.
Moldavia: Coselev, Mudrac, Posmac, Armas, Platica, Rata, Ionita, Carp, Reabciuk, Nicolaescu dhe Caimacov (Cocius 56’) .
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paçarada, Kryeziu, Shala, Rashica, Zeneli, Berisha dhe Kololli.

57' Ka ende lojë dhe mjaft minuta për përmbysje.

54' Kosova është në presion të rezultatit.

51' Valon Berisha gjuan nga rreth 15 metra por jashtë shtyllës së majtë të Moldavisë.

50' Vojvoda tenton të rrezikoi por drejtë në duart e portierit rival.

48' Kosova me të gjitha forcat kërkon golin e barazimit.

Moldavia-Kosova 1:0
Stadiumi “Ennio Tardini” në Parma.
Gjyqtar: E. Steen (Norvegjia).
Shënues: Nicolaescu (20’). 
Kartona të Verdhë: Ionita - Shala.
Moldavia: Coselev, Mudrac, Posmac, Armas, Platica, Rata, Ionita, Carp, Reabciuk, Nicolaescu dhe Caimacov.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paçarada, Kryeziu, Shala, Rashica, Zeneli, Berisha dhe Kololli.
46' Fillon pjesa e dytë.

 Mbyllet pjesa e parë Moldavi - Kosovë, kështu nuk bën!

45’ Kosova shumë më e mirë, por çudi nuk po krijojnë raste të pastërta për gol. 

Image

Pamje nga ndeshja në Parma

Moldavia-Kosova 1:0
Stadiumi “Ennio Tardini” në Parma.
Gjyqtar: E. Steen (Norvegjia).
Shënues: Nicolaescu (20’). 
Kartona të Verdhë: Ionita - Shala.
Moldavia: Coselev, Mudrac, Posmac, Armas, Platica, Rata, Ionita, Carp, Reabciuk, Nicolaescu dhe Caimacov.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paçarada, Kryeziu, Shala, Rashica, Zeneli, Berisha dhe Kololli.

42' Është interesante posedimi i topit, Kosova e ka 71 për qind për dallim nga rivali 29, por nuk është asgjë kur nuk shënon.

40' Kosova po angazhohet, me lehtësi vjen deri të 16-shi por pa sukses në fund.

 37' Mungesa e bulduzerit Vedat Muriqi po ndihet dukshëm.

35' Arbër Zeneli provon me një gjysmëvolej por pa rrezik.

33' Moldavia mbrohet me sukses, ndërsa Kosova me gjithë dominimin i mungojnë rastet e pastërta.

31' Kartoni i parë i verdhë! Herolind Shala ndëshkohet pas një ndërhyrje.

30' Rrëmujë në portën e Moldavisë por pa sukses.

29' Moldavët kanë filluar të bëhen me të rrezikshëm, që besa kërkojnë edhe golin e dytë. 

27' Kosova po kërkon me ngulm barazimin, ndërsa MOldavia herë pas here po tregohet e rrezikshme. 

23' Sulmuesit me Kosovës me gjithë presionin dot që të gjejnë golin.

Moldavia-Kosova 1:0
Stadiumi “Ennio Tardini” në Parma.
Gjyqtar: E. Steen (Norvegjia).
Shënues: Nicolaescu (20’). 
Kartona të Verdhë: Shala.

Moldavia: Coselev, Mudrac, Posmac, Armas, Platica, Rata, Ionita, Carp, Reabciuk, Nicolaescu dhe Caimacov.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paçarada, Kryeziu, Shala, Rashica, Zeneli, Berisha dhe Kololli.

20' Portieri Aron Muriç reagon bukur, duke e ndalë goditjen por futbollisti Ion Nicolaescu i papenguar nga askush nga afërsia me goditje të fortë shënon për 1:0.

20' Moldavia po avoncon me 1:0.

18' Moldavia po e stabilizon lojën.

14' Lojë e mirë e Kosovës, por ende nuk po arrin të shënon.

Image

12' Kosova ka posedimin e topi 70 për qind për dallim nga rivali.

10' Kosova shumë më e mirë se Moldavia dhe synon sa më shpejt që të shënojë.

Image

9' Valon Berisha në mundësi të mirë, por zgjodhi harkimin dhe rasti shkoi huq.

7’ Milot Rashica për bukuri nga rreth 12 metra e kërkoi këndin e poshtëm të majtë por gjuan jashtë portës.

6' Kosova po bën presionin në drejtim të portës së Moldavisë. 

Image

5' Kosova paraqitet me fanella të verdhë dhe Moldavia me të kaltra, ende asnjë rast deri me tash.

3' Kosova synon ta zotërojë lojën.

1' Pritet lojë e fortë.

Live: Moldavia-Kosova 0:0, fillon lufta sportive

Futbollistët dalin në fushë.

Ndeshje për pikë dhe Kosova kërkon fitore në hapje të grupit 3. 

Moldavia-Kosova

Stadiumi “Ennio Tardini” në Parma.
Gjyqtar: E. Steen (Norvegjia).
Moldavia: Coselev, Mudrac, Posmac, Armas, Platica, Rata, Ionita, Carp, Reabciuk, Nicolaescu dhe Caimacov.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paçarada, Kryeziu, Shala, Rashica, Zeneli, Berisha dhe Kololli.

Po afrohet sfida. 

Sonte në orën 20.45 do ta takohen Moldavia dhe Kosova, në takimin që do të luhet në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma.

Kombëtarja e Kosovë është favorite dhe kërkon pikë të plota në duel me moldavët.

Të gjitha përparësitë janë në anën e Kosovës, e cila ka një sulm dhe mesfushë të përkryer dhe një mbrojtje të fortë. 

Image

Kosova synon ta nis me fitore grupin 3 të Ligës së Kombeve të Divizionit C dhe të jetë më e qetë për takimin e 6 shtatorit në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Greqisë.

Image

Moldavia-Kosova

Stadiumi “Ennio Tardini” në Parma.
Gjyqtar: E. Steen (Norvegjia).
Moldavia: Coselev, Mudrac, Posmac, Armas, Platica, Rata, Ionita, Carp, Reabciuk, Nicolaescu dhe Caimacov.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paçarada, Kryeziu, Shala, Rashica, Zeneli, Berisha dhe Kololli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat