Atletico Madridi konfirmon dy lojtarë të infektuar me coronavirus

Futboll

Atletico Madridi konfirmon dy lojtarë të infektuar me coronavirus

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 09:12
Foto Ilustrim

Atletico Madridi ka konfirmuar se pas testeve të bëra dy lojtarë kanë rezultuar pozitiv me coronavirusin e njohur si COVID-19.

Kryeqytetasit spanjollë janë kthyer nga pushimet për përgatitje para-sezonale pas fillimit të sezonit 2020/21.

Megjithatë, para rinisjes secili klub i nënshtrohet testeve për coronavirus për të marr dritën e gjelbër të rifillimit të stërvitjeve.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Atletico Madridi, i cili i ka testuar të gjithë stafin dhe futbollistëve.

Pas testimit, klubi nga Wanda Metropolitano ka konfirmuar se ka dy rezultatet pozitive, pra dy lojtarë të infektuar.

“Lojtarët tanë të ekipit të parë iu nënshtruan testeve para-sezonale të enjten, përveç atyre që janë aktualisht në detyrë ndërkombëtare dhe Diego Costa dhe Arias, të cilët rezultuan pozitivë gjatë pushimeve të tyre dhe aktualisht janë në izolim”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat