Reagimi i Federatës së Moldavisë pas barazimit me Kosovën

Futboll

Reagimi i Federatës së Moldavisë pas barazimit me Kosovën

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 09:30
Foto Ilustrim

Federata e Moldavisë ka përgëzuar futbollistët e tyre, që morën një barazim 1:1 kundër Kosovës.

Në ‘Ennio Tardini’ të Parmës, Moldavia dhe Kosova ndanë pikët në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve, e vlefshme për Ligën C, grupi A.

Moldavia në minutën e 20’ kaloi në epërsi me golin e Ion Nicolaescu.

Kosova pas shumë përpjekjeve, arriti të barazonte në minutën e 71’, përmes Benjamin Kolollit.

“Barazim 1-1 në Parma! Moldavia luftoi dhe mori një pikë të rëndësishme në ndeshjen me Kosovën! Bravo djema”, thuhet në postimin e Federatës së Futbollit të Moldavisë.

Ndeshja e radhës e Moldavisë është ajo kundër Sllovenisë, ndërsa Kosova luan ndaj Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat