Griezmann shpreson që Messi të qëndrojë te Barcelona

Futboll

Griezmann shpreson që Messi të qëndrojë te Barcelona

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 11:05
Foto Ilustrim

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, shpreson që të vazhdojë të rreshtohet së bashku me Lionel Messin në sezonin e ardhshëm, teksa shton se i mbetet klubit dhe lojtarit të zgjedhin mosmarrëveshjen.

Messi shokoi botën e futbollit javën e kaluar pasi dërgoi një telegram duke shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelona.

Barcelona në anën tjetër po konteston lirinë e Messit për t’u larguar, duke cekur se ende vlen kontrata dhe klauzola që gjendet në të.

Skuadra si Manchester City, Inter dhe PSG, janë të interesuara për nënshkrimin e tij.

“Ne jemi duke u përpjekur të qëndrojmë të informuar me këtë çështje, por është mes tij dhe klubit”, ka deklaruar Griezmann.

“Ne vetëm shpresojmë që ai të qëndrojë. Unë jam duke u përpjekur të qëndroj i përqendruar në ekipin kombëtar dhe të përgatitem mirë për dy ndeshjet e ardhshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat