Rekordi që kërkon të thyejë talenti i Barcelonës

Futboll

Rekordi që kërkon të thyejë talenti i Barcelonës

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 11:35
Rekordi që kërkon të thyejë talenti i Barcelonës

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, në pushimin mes pjesëve në ndeshjen ndaj Gjermanisë në Nations League, vendosi të bënte ndryshimin e parë në formacionin e “La Rojas”, duke hedhur në fushë në fillim të fraksionit të dytë Ansu Fatin, për të kërkuar thellësinë në sulm.

Në fakt, aktivizimi i adoleshentit të Barcelonës shënonte debutimin e tij me Spanjën. Lojtari i ri i lindur në Guinea-Bissau bëhet futbollisti i 800-të që ka veshur fanellën e Spanjës, që nga 28 gushti i vitit 1920, kur u luajt ndeshja e parë e përfaqësuese iberike.

Përveç kësaj, Ansu Fati bëhet i dyti futbollist i “La Rojas” që debuton në moshën më të re. Kur u hodh në fushë ndaj Gjermanisë, ishte 17 vjeç e 308 ditë, ndërsa Angel Zubieta debutoi me ekipin kombëtar më 26 prill 1936, në Pragë, kur ishte 17 vjeç dhe 283 ditë.

Ansu Fati, edhe pse nuk shënoi ndaj Gjermanisë, ka ende mundësi të hyjë në histori si golashënuesi më i i ri në moshë i përfaqësueses spanjolle. Rekordi mbahet nga Juan Errazquin, i cili ishte 18 vjeç e 344 ditë kur shënoi kundër Zvicrës më 1 qershor 1925.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat