Kosovës i mungojnë gjashtë lojtarë në ndeshjen me Greqinë, ndërsa i bashkohen dy të rinj

Futboll

Kosovës i mungojnë gjashtë lojtarë në ndeshjen me Greqinë, ndërsa i bashkohen dy të rinj

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 13:57
Foto Ilustrim

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar në ekip edhe dy futbollistë për ndeshjen ndaj Greqisë.

Kosova do të luajë të dielën ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve, ku përball do ta ketë Greqinë.

Megjithatë, për këtë ndeshje trajneri Challandes nuk mund të llogarinë në disa lojtarë që nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt Kosovës.

Bëhet fjalë për lojtarët: Milot Rashica, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Elbasan Rashani, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala.

Pas mungesave të tyre, Challandes ka filluar t’i zëvendësojë këta lojtarë dhe tashmë ka ftuar dy emra të rinj në përfaqësuese për ndeshjen me Greqinë.

Bëhet fjalë për Rron Brojën nga KF Partizani dhe Armend Thaçin nga FC Ballkani, të cilët tashmë i janë bashkuar ekipit në hotel Emerald.

Gjatë ditës së sotme ekspedita e Përfaqësueses do t’i kryejë sërish testet për Covid-19, derisa në orën 16:00 do ta mbajë stërvitjen e radhës në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ngase në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja e kombëtareve U21, Kosovë – Angli, në orën 19:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat