Kur flet goja para mendjes, Lionel Messi humbet mbështetjen e tifozëve

Futboll

Kur flet goja para mendjes, Lionel Messi humbet mbështetjen e tifozëve

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 10:47
Lionel Messi

E gjithë situata kaotike e krijuar në dhjetë ditët e fundit nga Lionel Messi, me dëshirën për t’u larguar nga Barcelona, kanë bërë që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë të humbasë totalisht mbështetjen nga tifozët.

Vendimi i Messit për të vazhduar edhe një vit në Barcelonë nuk i ka pëlqyer shumë publikut. Në një sondazh online të ‘AS’, ku morën pjesë rreth 26 mijë persona, 61.62 për qind janë përgjigjur me “JO” në pyetjen nëse jenë dakord që Messi të vazhdojë te Barcelona

Vetëm 38.38 për qind kanë mbështetur vendimin e Messit për të qëndruar te Barcelona. Numrat tregojnë humbjen e mbështetjes për numrin 10 të Barcelonës.

Telenovela e Messit dhe Barcelonës përfundoi ditën e djeshme, me argjentinasin që konfirmoi se do të mbetet në ‘Camp Nou’, gjatë një interviste për ‘Goal.com’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat