Kane “distancohet” nga Messi dhe bën premtimin e madh

Futboll

Kane “distancohet” nga Messi dhe bën premtimin e madh

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 07:26
Harry Kane

Harry Kane është betuar për besnikëri ndaj Tottenham-it.

Kane ka dhënë një intervistë para se Leo Messi të merrte vendimin për të qëndruar te Barcelona, pasi kishte shprehur dëshirën për t’u larguar.

Fatmirësisht për Spurs, 27-vjeçari nuk ka asnjë dyshim në lidhje me të ardhmen e tij në Londër.

“Situata e Messi-t është ndryshe nga e imja”, ka thënë Kane, për të cilin ka patur zëra për një interesim të Manchester City-t dhe Manchester United.

“Ai është 33 vjeç dhe ka qëndruar atje për një kohë të gjatë, duke fituar shumë me klubin dhe duke patur shumë sukses”.

“Nuk e njoh Messi-n dhe nuk kam folur kurrë me të, kështu që nuk e di situatën e tij, por unë jam i përqendruar te vetja”.

“Shpresojmë që të luftojmë për Premier League dhe kupat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat