Van de Beek: Bergwijn më ftoi te Tottenham, zgjodha Man Utd

Futboll

Van de Beek: Bergwijn më ftoi te Tottenham, zgjodha Man Utd

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 15:56
Donny van de Beek

Donny van de Beek ka folur për transferimin e tij.

Mesfushori holandez, Donny van de Beek, ka bërë një lëvizje të madhe këtë verë, kur nga Ajax Amsterdam kaloi te Manchester United.

Lojtari ka folur së fundmi për transferimin e tij, kur edhe ka zbuluar se Steven Bergwijn e kishte ftuar te Tottenham Hotspur.

“Steven Bergwijn më shkroi për të parë nëse do të luaja për Spurs. Por unë zgjodha Unitedin”, ka thënë Van de Beek.

“Ndihesha gati për haopin e radhës. Ishte koha të largohem”, shtoi lojtari.

Donny van de Beek ka qenë në mesin e më të mirëve tek Ajax Amsterdam dhe pritet të shkëlqejë edhe me fanellën e Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat