Uellsi kryeson bindshëm

Futboll

Uellsi kryeson bindshëm

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 18:02
Uellsi kryeson bindshëm

Një gol i mbrojtësit të talentuar të Liverpoolit Neco Williams në minutën e 94-t i dha fitoren e dytë Uellsit në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja britanike e drejtuar nga Ryan Giggs pas Finlandës mposhti sërish me rezultatin minimal 1-0 këtë herë Bullgarinë falë golit të realizuar në fund nga Neco Williams.

Uellsi bën pjesë në grupin 4 të Ligës B dhe aktualisht kryeson me 6 pikë, duke lënë pas Irlandën, Bullgarinë dhe Finlandën.

Në Ligën D ndërkohë në grupin 1 Ishujt Faroe morën fitoren e 2-të rresht pasi triumfuan 0-1 në transfertën ndaj Andorras. Goli i fitores së skuadrës ishullore mban firmën e Klaemint Olsen në minutën e 31-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat