Prekazi reagon ashpër pas ndeshjes Kosovë - Greqi

Futboll

Prekazi reagon ashpër pas ndeshjes Kosovë - Greqi

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 22:57
Prekazi reagon ashpër pas ndeshjes Kosovë - Greqi

Në një ndeshje të zbehtë në kryeqytet, Kombëtarja  e Kosovës ka pësuar humbje nga Greqia.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Fadil Vokrri", djelmoshat e Bernard Challandesit janë mposhtur me rezultat 1:2 .

"Kur mungon një lojtar si Vedat Muriqi që e tërhjek ekipin përpara është vështirë. Mbrojtësit grek ishin te lirë", deklaroi Prekazi në "RTK".

"Bernard Berisha është lojtar që e jep maksimumin. Ai me angzhimin e tij e ngjalli lojën e Kosovës. Është dhuratë nga Zoti goli që iu shpërblye puna. Ai tregoi se meritoi më tepër hapsirë", tregoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat