Trajneri i Greqisë, Schip: Fitore e merituar ndaj Kosovës

Futboll

Trajneri i Greqisë, Schip: Fitore e merituar ndaj Kosovës

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 10:41
Foto Ilustrim

Trajneri i Kombëtares së Greqisë, John van ‘t Schip ka folur pas fitores ndaj Kosovës, fitore të cilën e ka cilësuar si të merituar.

Përfaqësuesja e Kosovës u mposht me rezultat 1-2 në shtëpi nga Greqia në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Greqisë, Schip, i cili e ka cilësuar fitoren si të merituar, ndërsa beson se ekipi i tij mund të fitonte edhe më thellë.

“Nuk ishte ndeshje aspak e lehtë. Goli i parë na ndihmoi dhe menduam se do të kemi më shumë hapësirë, por nuk na lejuan sepse patëm presion nga lojtarët e Kosovës”, deklaroi fillimisht Schip në konferencë pas ndeshjes.

“Ne patëm lojë të mirë edhe në pjesën e dytë. Kishim mundësi ta shënonim edhe golin e tretë, por gjërat na u vështirësuan”.

“Megjithatë, ne fituam dhe mendoj se e merituam këtë fitore të vështirë ndaj Kosovës”.

“Unë nuk e njoh shumë mirë Kosovën dhe nuk e di se çka ndodhë brenda tyre. Kam parë lojtar të mirë dhe në të ardhmen mund të bëhen lojtar të mirë, por për ne e rëndësishme ishte ta fitonim ndeshjen”, përfundoi trajneri i Greqisë.

Ndryshe, pas kësaj fitore, Greqia udhëheq Grupin 3 në Ligën C me katër pikë, po aq sa ka Sllovenia e dyta, ndërsa Kosova renditet e treta me një pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat