Shqipëria kërkon fitoren e dytë në Ligën e Kombeve, sonte në Air Albania e pret Lituaninë

Futboll

Shqipëria kërkon fitoren e dytë në Ligën e Kombeve, sonte në Air Albania e pret Lituaninë

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 10:48
Foto Ilustrim

Kombëtarja e Shqipërisë është gati për ndeshjen e dytë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë kanë startuar për mrekulli këtë edicion pas një fitore të madhe në udhëtim te Bjellorusia 0-2.

Të besuarit e Edoardo Rejës synojnë të marrin fitoren e dytë për të bërë një hap të madh drejt kalimit të grupit.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Lituanisë zhvillohet në kryeqytetin shqiptar në stadiumin Air Albania me fillim nga ora 20:45.

Përderisa kuqezinjtë triumfuan në ndeshjen e parë me rezultat 0-2, Lituania kishte pësuar humbje me po këtë rezultat në shtëpi nga Kazakistani.

Gjithsesi lojtarët shqiptarë janë të përqendruar dhe në formë të mirë para kësaj përballje.

Edy Reja pritet të ndryshojë ndonjë element të formacionit kuqezi, për shkak të zhvillimit të dy ndeshjeve në tri ditë, që ndikon në gjendjen fizike të lojtarëve, të cilët kanë kaluar një periudhë të pazakontë si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Sigurisht mund të ketë rotacion në ndonjë rol, por kurrsesi në mentalitetin që duhet të shfaqë skuadra në fushë. 

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat