Hector Bellerin blen aksione në klubin Forest Green Rovers
Bellerine do ti bashkohet “revulucionit të gjelbër” të Rovers’. “Është e rëndësishme që të investojmë në gjëra që jemi të pasionuar – dhe jam i lumtur që do të ndihmojë që futbollit të këtë të ardhme të qëndrueshme”, ka thënë ai
Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin është bërë aksionar në skuadrën e Ligës së Dytë, Forest Green Rovers.
Bellerin ka thënë se ai është një aksionar i vogël në klub kurse e ka bërë këtë për të ndihmuar në zhvillimin e inovacioneve për ambientin.
Klubi Forest Green Rovers është klubi i parë vegjetarian më 2015 dhe i pari klub në botë që me 2017 ishte neutral ndaj karbonit.
Spanjolli ka folur shpesh për pasionin e tij për ruajtjen e ambientit dhe për ndryshimet klimatike, ku kohëve të fundit ka mbjellur 3000 pemë pas fitores se Arsenalit në FA Cup duke e quajtur projektin e tij “Project Restart”.
“Jam më të vërtetë shumë i lumtur kur e kam zbuluar mundësinë që të jem aksionar në Forest Green Rovers – dhe punës briliante që ky klub tashmë ka bërë. Ishte e rëndësishme që unë të investoj në gjëra që jam i pasionuar – dhe jam i lumtur për të ndihmuar që futbolli të sigurojë të ardhme të qëndrueshme”, ka thënë Bellerin për faqen e klubit.
“Forest Green Rovers ka treguar që është një klub për të cilin thonë “ata nuk kanë burime për të qenë të qëndrueshëm – kjo është një mundësi. Me stadiumin e ri, që është neutral ndaj karbonit dhe futbollistët janë vegjetarian, klubi vetëm ka bërë një revulucion. Njerëzit kanë një dashuri universale për futbollin, kështu që askush më mirë se ata nuk promovojnë qëndrueshmërinë – dhe kjo është ajo çfarë ne mund të bëjmë si tifozë futbollit, që të jemi më të vetëdijshëm për ambientin”.