Vidal prish kontratën me Barcelonën, transferimi te Interi çështje orësh!

Futboll

Vidal prish kontratën me Barcelonën, transferimi te Interi çështje orësh!

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 11:35
Foto Ilustrim

Arturo Vidal është pranë ndarjes zyrtarisht me Barcelonën.

Arturo Vidal tashmë mund të konsiderohet në të gjitha efektet një futbollist i Interit.

Pas ditëve të tëra bisedimesh, mesfushori kilian është liruar nga Barcelona dhe tashmë pritet të udhëtojë drejt Milanos aty ku ka arritur akordin me Interin për një kontratë 2-vjeçare prej 6 milion eurosh në sezon plus bonuset me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Në orët e ardhshme Vidal do të firmosë edhe zyrtarisht për Interin për t’u vendosur në dispozicion të Antonio Contes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat