Lëndohet ylli i Bayernit

Futboll

Lëndohet ylli i Bayernit

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 12:25
Lëndohet ylli i Bayernit

Transferi më i ri i Bayernit, Tanguy Kouassi nuk e ka nisur mbarë aventurën në Munich.
18 vjeçari i cili erdhi në Bayern si transfer i lirë nga PSG, ka pësuar një lëndim në kofshë ka konfirmuar trajneri Hansi Flick.

“Tanguy Kouassi është lënduar dhe pritet të mungojë nga 6 deri në 8 javë. Besoj se do të kthehet në stërvitje në muajin nëntor” – u shpreh Hansi Flick.

Kouassi, produkt i akademisë së PSG, erdhi në Bayern si transfer i lirë përkundër interesimit të madh të Arsenalit dhe Milanit.

Ai sezonin e kaluar zhvilloi 13 paraqitje për ekipin e parë të PSG, ku arriti të shënoi 3 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat