Shkon në pesë numri i kandidatëve për president Barcelonës

Futboll

Shkon në pesë numri i kandidatëve për president Barcelonës

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 14:34
Shkon në pesë numri i kandidatëve për president Barcelonës

Joan Laporta, president i Barcelonës midis viteve 2003 dhe 2010, konfirmoi në programin “La Llotja del Què T’hi Jugues” të “SER Catalunya” se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme të klubit.

Ai po ndërton projektin dhe po krijon ekipin që duhet ta shoqërojë në një mandat tjetër në krye të Blaugrana-ve. Në zgjedhjet e vitit 2015, të cilat i fitoi Josep Maria Bartomeu, Laporta u rendit i dyti me 15.615 vota.

Kësisoji, janë pesë kandidatë të konfirmuar për zgjedhjet e reja presidenciale në “Camp Nou” pas 15 marsit 2021: Joan Laporta, Lluís Fernández Alà, Agustí Benedito, Víctor Font dhe Jordi Farré. 

Dalja e fundit publike e Joan Laporta, i cili ende nuk ka deklaruar publikisht nëse do të garojë apo jo në këto zgjedhje, ishte me rastin e mbledhjes së firmave për mocionin e mosbesimit, që ka filluar brenda Barcelonës, kundër drejtuesve aktualë. Ish-presidenti i ka dhënë mbështetjen e tij kësaj iniciative, e cila ka një minimum prej 6.000 firmash për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat