Gjuetia për Edinson Cavani, një klub spanjoll i telefonon zyrtarisht!

Futboll

Gjuetia për Edinson Cavani, një klub spanjoll i telefonon zyrtarisht!

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 16:29
Edinson Cavani

Emri i Edinson Cavani po mban skenën e merkatos  ndërkombëtare të transferimeve këto ditë, pasi uruguajani nuk pranoi të transferohej te Benfica dhe refuzoi edhe ofertat nga Brazili apo Turqia!

Pas përfundimit të aventurës së tij në PSG, midis destinacioneve të ndryshme, klubi që është më shumë pranë uruguajianit deri më sot duket Atletico Madrid.

Siç thekson El Chiringuito, në fakt, klubi spanjoll ka kontaktuar “El Matador” në telefon, duke pyetur për dëshirën e tij për të veshur fanelën bardhekuqe të Colchonero.

Kush e di nëse kjo telefonatë nuk do të shpejtojë gjërat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat