Blasfemi që Ibrahimovic nuk ka fituar Topin e Artë! Zlatan është më ndikues se Ronaldo dhe Fenomeni!

Futboll

Blasfemi që Ibrahimovic nuk ka fituar Topin e Artë! Zlatan është më ndikues se Ronaldo dhe Fenomeni!

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 17:30
Zlatan Ibrahimovic

Alberto Zaccheroni nuk ka dyshime! Zlatan Ibrahimovic duhet ta kishte fituar Topin e Artë. Në intervistë për Gazzetta dello Sport, ish-trajneri i Milanit dhe shumë ekipeve theksoi:

“Jam i çmendur pas tij. Më vjen keq që kam stërvitur sulmuesit më të mirë të Serie A përveç Zlatan. Mendoj se është blasfemi që kurrë nuk i dhanë Topin e Artë”.

“Për shumë vite skuadra që kishte Ibrahimovic në përbërje fitonte titullin! Kurrë nuk kam parë dikë që të zhvendosë ekuilibrin si ai, madje as Ronaldo aktual apo Fenomeni”.

“Duke thënë këtë, siç e shoh unë, futboll do të thotë të ndërtosh! Ose besohet se shumë pjesa më e madh e organikës nuk kanë personalitet për të ngritur nivelin dhe atëherë konfirmimi është në rregull. Por nëse kërkon të ndërtosh, më duket një kontradiktë në lidhje me blerjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat