Largohet Bale, vjen Maherez!?

Futboll

Largohet Bale, vjen Maherez!?

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 18:23
Largohet Bale, vjen Maherez!?

Futbollistët ‘kapen’ kush ta gjuajë penalltinë dhe çfarë ndodh më pas është drejtësi

Anësori i Manchester City shihet si zëvendësuesi i Gareth Bale, nëse Los Blancos arrijnë ta largojnë nga Bernabeu këtë verë, uellsiani nuk preferohet nga Zinedine Zidane.

Raportohet se City do të ishte i hapur për të negociuar për lojtarin që ka kontratë deri në vitin 2023.

Sido që të jetë, Madridi e ka të qartë, s’do të ketë konfirmim derisa të arrijnë që ta largojnë Balen nga Reali, që merr pagë goxha të majme, megjithatë 31-vjeçari nuk dëshiron të lëvizë pasi ato para që ia jep Reali, s’mund t’i marrë askund tjetër dhe momentalisht, apo tash e dy vite, objektivi i Bale janë paratë, e jo futbolli.

Uellsiani preferon më shumë të luajë golf dhe viteve të fundit ka shkaktuar shumë polemika në Madrid me jo profesionalizmin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat