Lojë e ashpër, Gega tërheq skuadrën

Futboll

Lojë e ashpër, Gega tërheq skuadrën

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 20:08
Lojë e ashpër, Gega tërheq skuadrën

Kukësi dhe Bylisi kishin planifikuar një ndeshje miqësore këtë pasdite në stadiumin “Sopoti” të qytetit të Librazhdit, por situata doli nga kontrolli dhe takimi u ndërpre gjatë pjesës së dytë.

Shkak u bë një ndërhyrje e rëndë në fushë, që solli edhe përplasje fizike mes futbollistëve, ndërsa më pasi klubi i Kukësit vendosi të tërheqë skuadrën për të mos e vijuar me ndeshjen.

Në një komunikatë zyrtare të shpërndarë pak minuta më parë, klubi verilindor njoftoi për ndërprerjen e ndeshjes dhe theksoi se shkak u bë vendimi i trajnerit Gega për të tërhequr skuadrën, duke qenë se në fushë po bëhej një lojë e ashpër.

“Ndeshja miqësore mes Kukësit dhe Bylisit u ndërpre në pjesën e dytë. Loja e ashpër, bëri që situata të dalë jashtë kontrollit dhe për këtë arsye, trajneri vendosi të tërhiqte ekipin nga fusha. Kjo ndeshje shërbente për provë lojtarësh, nuk kishte pikë dhe as përfitime!”, thuhej në komunikatën e Kukësit.

Kujtojmë që në momentin e ndërprerjes, mallakastriotët ishin në avantazhin e një goli, të shënuar në pjesën e parë të ndeshjes, që arbitrohej nga një femër, Emanuela Rusta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat