ZYRTARE: Xhaka vazhdon kontratën në Basel

Futboll

ZYRTARE: Xhaka vazhdon kontratën në Basel

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 13:40
Taulant Xhaka

Taluant Xhaka ka konfirmuar të ardhmen e tij në Basel.

Taluant Xhaka ka nënshkruar kontratë të re me Baselin deri në vitin 2024, me mundësi vazhdimi.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i madh zviceran.

“Jam i entuziazmuar që Taulanti ka vazhduar kontratën edhe për tri vjet. Ai është pjesë e rëndësishme e klubit”, ka thënë presidenti i klubit, Bernhard Burgener.

E gjithashtu i lumtur për këtë kontratë të re është edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare.

“Është e vështirë ta shpreh me fjalë se sa shumë kanë rëndësi për mua ky klub, ky qytet dhe fansat e mrekullueshëm të klubit. Jam krenar të mbrojë ngjyrat e klubit”, ka thënë Xhaka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat