Hazard rikthehet me 'mbipeshë'

Futboll

Hazard rikthehet me 'mbipeshë'

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 17:24
Hazard rikthehet me 'mbipeshë'

Eden Hazard raportohet se është rikthyer në përgatitje para fillimit të edicionit të ri në mbipeshë dhe Real Madridi është i shqetësuar për këtë situatë.

"ABC" raporton se "historia është përsëritur" dhe 29-vjeçari e ka zemëruar trajnerin Zinedine Zidane.

Ai ishte i grumbulluar edhe me Kombëtaren e Belgjikës javën e kaluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por nuk luajti asnjë minutë.

Besohet se tani Hazard do të ketë stërvitje "ekstra" për dy apo tri javë për t'u rikthyer në stërvitje të plota me skuadrën.

Hierarkia e klubit është e shqetësuar me gjendjen e ish-futbollistit të Chelseat pasi ai nuk e ka marrë seriozisht punën e tij.

20-vjeçari Vinicius Junior mund të preferohet për një vend startues në formacion para Hazardit kur të nis edicioni i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat