McManaman: Bale? Nuk e di çfarë mendojnë në Spanjë

Futboll

McManaman: Bale? Nuk e di çfarë mendojnë në Spanjë

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 18:53
McManaman: Bale? Nuk e di çfarë mendojnë në Spanjë

Marrëdhënia e Gareth Bale me Real Madrid ka kohë që është prishur. Është e vështirë të parashikohet si do të shkojë mundja e krahut mes dy palëve.

Në lidhje me të ardhmen e uellsianit ka folur edhe ish-ylli anglez Steve McManaman.

“Shpresoj që të kthehet në Premier dhe të jetë një top player”, ka thënë ish-lojtari i Liverpool-it dhe Real Madrid-it për Football Talks.

“Në vitet e fundit ka pësuar disa dëmtime dhe ka luajtur pak, por është akoma në formë”.

“Nuk e di nëse ka dëshirë të largohet nga klubi dhe sa para kërkon Real Madrid për ta shitur, por një si ai duhet të luajë gjithmonë dhe gjithsesi”.

“Nuk e di se çfarë mendojnë në Spanjë, por një gjë është e sigurt: në Angli presin me padurim ta përqafojnë përsëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat