Man Utd fiton garën me Cityn

Futboll

Man Utd fiton garën me Cityn

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 10:58
Man Utd fiton garën me Cityn

Sulmuesi i talentuar anglez, Charlie McNeil ka pranuar të kalojë nga Manchester City në Manchester United.

McNeil është pajtuar me ofertën e Manchester United dhe ka kaluar testet mjekësore, sipas The Times.

Dy rivalët e përbetuar ishin në betejën për nënshkrimin e 17 vjeçarit, i cili në fund vendosi për anën e kuqe të qytetit.

McNeil në vitet e fundit për City ka shënuar 600 gola, shifër e frikshme kjo për një futbollist të ri.

McNeil, i cili që nga fëmijëria është tifoz i United, në moshën 12 vjeçare ishte transferuar në Man City, duke “shpërthyer” me gola.

Ai ka reprezentuar Angliën në grupmoshën U16 por ka vendosur të largohet nga City, pasi nuk kishte minutazhën e duhur në grupmoshën U-18.

Për shërbimet e tij të interesuara ishin edhe RB Leipzig, Juventus dhe Rangers, por anglezi i talentuar në fund ka vendosur për klubin e tij të zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat