Crespo ka identifikuar gabimin e Lionel Messit

Futboll

Crespo ka identifikuar gabimin e Lionel Messit

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 11:28
Crespo ka identifikuar gabimin e Lionel Messit

Hernan Crespo ka identifikuar gabimin e Lionel Messi në këtë merkato.

Legjenda argjentinase e futbollit, Hernan Crespo, ka thënë se nëse Lionel Messi dëshironte të largohej nga Barcelona, ai duhej të punësonte një specialist për të thyer marrëveshjen.

Ish sulmuesi beson se babai i Messi nuk ishte mjaftueshëm i informuar me gjërat për t’i mundësuar lojtarit largimin.

“Në këto rrethana, ti ke nevojë për një profesionist. Nuk është njësoj sikur të fliste një agjent”, ka thënë Crespo.

“Agjenti nuk do të shikonte sentimentin familjar. Babai i tij nuk kishte prapavijën e duhur për këto gjëra”, shtoi argjentinasi.

Messi tashmë ka vendosur të qëndrojë te Barcelona, së paku edhe për një tjetër sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat