Gjyqtarët i kalojnë me sukses testet fizike dhe mjekësore, gati për fillimin e kampionatit

Futboll

Gjyqtarët i kalojnë me sukses testet fizike dhe mjekësore, gati për fillimin e kampionatit

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 12:04
Foto Ilustrim

Në vazhdën e përgatitjeve për fillimin e kampionatit të ri të futbollit për dy ditë radhazi gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës i janë shtruar testeve fizike dhe atyre mjekësore.

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani dhe anëtarëve tjerë të komisionit, në këto teste morën pjesë 81 gjyqtarë e asistentë dhe vetëm dy prej tyre nuk arritën t’i kalojnë ato, derisa të tjerët kishin rezultate shumë të mira.

Komisioni i Gjyqtarëve është i kënaqur me përgatitjen e gjyqtarëve dhe siguron se ata janë të gatshëm për fillimin e garave.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat