Edinson Cavani në 'pritje' të Barcelonës

Futboll

Edinson Cavani në 'pritje' të Barcelonës

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 16:29
Edinson Cavani

Sulmuesi uruguaian aktualisht është lojtar i lirë pasi u nda me Paris Saint-Germainin dhe është i gatshëm t’i bashkohet gjigantit katalunas

Edinson Cavani është në kërkim të një klubi të ri për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi uruguaian u nda me Paris Saint-Germainin gjatë kësaj vere pasi i skadoi kontrata.

E tash, “El Matador” është lojtar i lirë dhe mund ta zgjedhë klubin e ri, i cili mund ta marrë atë pa dëmshpërblim.

Përfaqësuesi uruguaian gjatë janarit ishte afër transferimit në Atletico Madrid, por gjithçka dështoi në fund.

Kurse, ditëve të fundit ishte në bisedime me Benficën, por përsëri transferimi nuk u realizua.

Tash, pasi Barça po mendon të ndahet me Luis Suarezin, Cavani po e pret një thirrje nga gjiganti katalunas.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Sport”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat