Boshnjaku nuk e harron Messin

Futboll

Boshnjaku nuk e harron Messin

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 15:21
Boshnjaku nuk e harron Messin

Boshnjaku Miralem Pjaniç ka komentuar gjendjen e Lionel Messit te Barcelona.

Miralem Pjaniç është prezantuar si futbollist i ri i Barcelonës.

Mesfushori boshnjak po ashtu është paraqitur në konferencë për media ku nuk u është shmangur pyetjeve për sulmuesin kryesor të ekipit, Lionel Messi.

Messi ishte në qendër të spekulimeve për largim nga Camp Nou pas kërkesës së hapur për shitje gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, në fund ai ka vendosur të qëndrojë te gjiganti katalan edhe për sezonin e ardhshëm.

Pjanic ka thënë se nuk e sheh Messin me një fanellë tjetër përveç asaj të Barcelonës.

"Messin nuk e shoh me ndonjë fanellë tjetër", deklaroi Pjaniç.

"Për mua është e pamundur. Gatishmëria ime është të luaj me të. Suarez po ashtu është golashënues i madh, ka bërë shumë këtu por nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e tij", u shpreh ish ylli i Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat