Familja Simitçiu i del në ndihmë klubit të futsallit FC ”Prizreni” duke e shpëtuar nga shuarja

Futboll

Familja Simitçiu i del në ndihmë klubit të futsallit FC ”Prizreni” duke e shpëtuar nga shuarja

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 12:41
Skender Simitçiu

FC “Prizreni” ishte në prag të shpërbërjes duke marrë parasysh gjendjen e rëndë që po kalon sporti kosovar por në radhë të parë mungesës së mjeteve të nevojshme financiare.

Ndihma e vetme e ofruar për sezonin e ri ishte nga Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini e Sport që këtë vit klubin e ka mbështetët me shumën prej 2000 eurove, e cila nuk mjafton për një klub që garon ne elitën e futsallit Kosovar.

Duke pare këtë gjendje ne ndihmë skuadrës prizrenase i ka dalur familja Simitçiu nga Çekia.

FC Prizrenit nga sezoni i ri do ti prij , Skender Simitçiu, qe do të jetë ne rolin e presidentit të klubit. Simitciu edhe në të kaluarën ka kontribuar ne futbollin prizrenas pasi ka qene futbollist i FC Liria.

Duke ditur qe familja Simitçiu është e njohur në Evropë per sukseset ne futsall, pritet qe FC Prizreni te jetë shembull i organizimit dhe funksionimit ne Kosovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat