Reali pas Dele Alli

Futboll

Reali pas Dele Alli

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:04
Reali pas Dele Alli

“Los Blancos” pritet ta shesin Gareth Balen në Tottenham dhe në këmbim të tij mund ta kërkojnë yllin anglez të “Spurs”, Dele Alli

Pas Aston Villës e Leedsit, edhe një klub anglez hyn në garë për Rashicën

“Los Blancos” pritet t’ia shesin Tottenhamit yllin uellsian, Gareth Bale.

E në ndërkohë, kampioni aktual spanjoll po e kërkon një yll të “Spurs”.

Sipas mediumit britanik “The Telegraph”, “Mbretërit” ia kanë kërkuar në këmbim Tottenhamit yllin anglez, Dele Alli.

Duket se pronari i klubit, Daniel Levy është i gatshëm ta lë të largohet përfaqësuesin anglez vetëm për të arritur deri tek Bale, i cili ishte pjesë e klubit nga Premierliga vite më parë.

Menaxheri i Balet, Jonathan Barnett së fundmi ka zbuluar se Real Madridi është në negociata me Tottenhamin për kalimin e lojtarit në Londër.

E Dele Alli ndërkohë mund të përfundojë në “Santiago Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat