Konfirmohet, Ibrahimovic i gatshëm për ndeshjet e ardhshme

Futboll

Konfirmohet, Ibrahimovic i gatshëm për ndeshjet e ardhshme

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 16:27
Zlatan Ibrahimoviç

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme.

Pioli ka treguar se futbollisti është shëruar plotësisht dhe është i gatshëm.

“Ai është shëruar plotësisht, është shumë mirë mendërisht, është i përfshirë si gjithmonë. E gjeta ashtu siç është, konkurrues dhe plotësisht i disponueshëm”, tha trajneri i skuadrës italiane.

Zlatan Ibrahimovic ishte larguar nga loja në ndeshjen miqësore kundër Brescias, shkaku i një lëndimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat