Bale është rrugës për t’u larguar nga Reali

Futboll

Bale është rrugës për t’u larguar nga Reali

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 11:49
Bale është rrugës për t’u larguar nga Reali

Bale është rrugës për t’u larguar nga Reali, me destinacion Tottenhamin.

Gareth Bale është ai që i duhet Tottenhamit, thotë ish trajneri Harry Redknapp.

Tottenham janë në negociata me Madridin për blerjen e Bale, që la Spursat për Los Blancos për 100 milionë euro në vitin 2013.

“Do të ishte blerje fantastike për klubin dhe do të ishte fantastike edhe për Gareth që të kthehet dhe të luajë sërish. Ai ka shumë talent, është lojtar fantastik dhe është për të ardhur keq që nuk po luan”, u shpreh Redknapp për BBC Radio.

“Nëse do të kthehej në Tottenham kjo do t’ia ndryshonte sezonin. Ata kanë nevojë për magjinë e Gareth. Kudo që shkon, ai do të bëjë diferencën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat