Bayerni nuk heq dorë nga Sergino Dest, bën ofertën e dytë zyrtare

Futboll

Bayerni nuk heq dorë nga Sergino Dest, bën ofertën e dytë zyrtare

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 16:37
Sergino Dest

Bayern Munich është i vendosur të nënshkruajë me mbrojtësin e djathtë Sergino Dest.

Mbrojtësi amerikan ka shkëlqyer me Ajaxin në edicionin e fundit dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të njohura evropiane.

PSG, Barcelona dhe Bayern Munich ishin tri skuadrat që interesoheshin për të, por kampioni francez dhe katalunasit janë tërhequr nga gara.

Bayerni ka qenë skuadra e vetme që ka bërë ofertë zyrtare për të në janar, ofertë që ishte 10 milionë euro, por u refuzua nga Ajaxi.

Kampioni aktual i Evropës ka bërë një ofertë të dytë, ku tani ka ofruar 15 milionë euro.

De Telegraaf ka raportuar se kampioni gjerman përpos shumës së ofruar ka përfshirë edhe tre milionë euro të tjera bonuse.

19-vjeçari ka pranuar transferimin te Bayerni, teksa tani mbetet Ajaxi të bindet nga oferta e klubit gjerman.

Reprezentuesi amerikan edicionin e kaluar ka zhvilluar 36 ndeshje ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat