Flamur Bunjaku flet për suksesin e Dritës: Po ndodh ajo që e kemi premtuar, Drita po e shkruan historinë

Futboll

Flamur Bunjaku flet për suksesin e Dritës: Po ndodh ajo që e kemi premtuar, Drita po e shkruan historinë

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:08
Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku

Flamur Bunjaku, president në Klubin Futbollistik “Drita”, përmes një publikimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetet sociale ka uruar gjithë tifozërinë “Intelektualët” për suksesin e ‘bardhekaltërve’ në Evropë.

Kampionët e vendit e kanë mposhtur Sileksin në Maqedoninë e Veriut me rezultat të pastër 2-0 dhe kështu janë kualifikuar në rundin e tretë të Ligës së Evropës, një sukses i pa arritur më parë nga klubet kosovare.

Pikërisht për këtë rezultat dhe këtë sukses të klubit gjilanas ka shkruar edhe presidenti i kësaj skuadre Flamur Bunjaku.

Teksa ka uruar tifozërinë ‘bardhekaltër’ ai ka theksuar gjithashtu se brenda pak viteve ekipi që ai e drejton do të jetë një brend europian.

Më poshtë mund ta gjeni edhe publikimin e plotë të Bunjakut:

“Të dashur Dritasha, qytetar të Gjilanit e të Kosovës dhe Intelektual!

Në fillim ju kam pas thanë që kemi me bo historinë dhe ja, ajo po ndodh, pra po e jetojmë.

FC Drita do të shkojë edhe më lartë, atje ku askush nuk e kishte menduar. Fc Drita do të jetë brend evropian të cilin do ta duan të gjithë.

Ta shijojmë së bashku. Urime!”, ka shkruar ai. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat