Luajti vetëm gjysmë sezoni, Fernandez shpallet lojtari i vitit në United

Futboll

Luajti vetëm gjysmë sezoni, Fernandez shpallet lojtari i vitit në United

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 10:44
Bruno Fernandes

Bruno Fernandes e ka fituar çmimin e Lojtarit të Vitit te Manchester United për sezonin 2019/20 – edhe pse arriti vetëm në gjysmë të sezonit në Premierligë.

Mesfushori portugez që u ble në janar, menjëherë u adaptua te Djajtë e Kuq dhe për disa muaj pari një ndikim te jashtëzakonshëm.

Paraqitjet e tij fantastike e ndihmuan ekipin e Ole Gunnar Solskjaer që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin 2020/21 pasi përfundoi në pozitën e tretë në Premierligë.

Me Paul Pogbën të gatshëm për lojë në mesfushë, Bruno pritet të ketë edhe më shumë ndikim në sezonin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat